Është martuar mbrëmë në Toskanë (duke vërtetuar edhe lajmin që Kryefjala.com e tha e para) moderatorja Arbana Osmani.
Dasma ka qenë tepër diskrete me të ftuar të zgjedhur, por nuk pamë asgjë nga detajet e dasmës dhe për më tepër se si dukej nusja. Edhe në këto kohë kur teknologjia i merr të gjithë para Arbana ja ka dalë të bëjë një ceremoni private ashtu sic ajo ka dashur.
Por njëri prej dasmorëve Yll Limani duket se ska qenë dakort me këtë zgjedhje të çiftit. Ai ka thënë se e vetmja gjë që i lejohej të postonte ishin këto lule, por për të postuar “selfie” nuk e ndalon dot askush.