Olsa Muhameti së fundmi në një intervistë për “Mos i bjer me Top”, ka shuar shumë pikëpyetje.
E ftuar për të ndarë më shumë detaje rreth “Kepit të Vipave” ajo foli edhe në lidhje me Kiarën dhe se si ka qenë bashkëpunimi me të, por nuk është lënë pa ngacmuar për Borën.
Erjola Doçi: Pse zgjodhe Kiarën që të jetë moderatorja e “Kepit”?
Olsa Muhameti: Mendoj se Kiara është një gocë e re, që ka qenë pjesë e Top Channel, e do shumë mendoj punën që bën. Nga ana tjetër mendoj është personazh i freskët, që i shkon “Kepit të Vipave”, është aktualisht një nga personazhet më të rëndësishme në showbiz, dhe pse jo mos të ishte pjesë e Kepit.
Ronaldo Sharka: Ndihet një “luftë” mes Kiarës dhe Borës, si ndihesh që njërën e ke në një anë, e tjetrën në një anë tjetër?
Olsa Muhameti: Unë nuk futem te kjo pjesë, nuk komentoj as Big-un e as showbiz-in.