Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dy ngjarje të fortë që kanë ndodhur në javën që u mbyll. Legalizimi i kanabisit mjekësor nga qeveria, që çoi projektligjin në Kuvend, por edhe skandalin seksual të Safet Gjicit.
“Është akti i fundit publik i tij, e kanë quajtur të tjerët Kolumbi e Europës, e kanë quajtur Kanabistan, tani do e quajnë Republika e Kanabisit e Shqipërisë” tha Berisha për vendimin për legalizimin e kanabisit.
Për Safet Gjicin, që dha dorëheqjen pas skandalit, tha se do të flasë njëherë tjetër. “Nuk është faji im nëse për ju janë kaq atraktive temat erotike, por do ta komentoj njëherë tjetër. Sot dua që temë kryesore të jetë minimumi jetik” tha ai.
Berisha: Të vendoset minimumi jetik! Rama po shet energjinë 60 Euro më lirë