-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E jetova ashtu siç e kisha ëndërruar”, Arbana Osmani rrëfen emocionet e dasmës

Kryesoret

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj celebruan disa ditë më parë dashurinë e dyrë në martesë.

Çifti të cilët zgjodhën ta organizonin dasmën në Toskana të Italisë, e kurorëzuan lidhjen e tyre me një ceremoni private pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë duke mos publikuar asgjë nga festa.

E teksa të gjithë presin foto apo video të dasmës, Arbana ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në InstaStory, ku falenderon të gjithë personat që e ndihmuan për të realizuar dasmën e saj të ëndrrave.

“Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njërëzit tanë me të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë.

E pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka që kanë bërë”, shkruan moderatorja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit