Komandanti i formacionit serb “Kobra” Darko Gjoshiç ka deklaruar se nëse merr urdhër për t’u futur në Kosovë do ta kryejnë detyrën. Ai sipas “Tanjug” deklaroi se (kobrat) nuk ishin të angazhuara në arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës.
“Njësitet tona ushtarake “Kobrat” pjesë e Ushtrisë së Serbisë nuk kanë qenë të angazhuara në rajonin e Kosovë, po në rast urdhri nga komandanti suprem Vuçiç angazhohemi dhe marrim urdhër për veprim, ne do ta përmbushim atë në tërësi” ai për “Tanjug”.
Kosova akuzon se serbët shkelën vijën e kufirit duke u futur brenda territorit për të rrëmbyer tre policët. Beogradi thotë se policët kaluan kufirin dhe u futën në Serbi. KFOR ka heshtur deri tani.