-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia: Kurti po arrin të provokojë konflikt të madh në Ballkan

Kryesoret

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Nemanja Staroviç shprehet se situata në veri të Kosovës është më e vështira që nga viti 1999 e deri më sot dhe sipas tij para së gjithash për faktin se Albin Kurti.

“Tashmë është një model, është një rregull, që ai të përdorë masa të njëanshme, dhe po ashtu jemi dëshmitarë të dislokimit të vazhdueshëm të forcave speciale të militarizuara monoetnike shqiptare të policisë së Kosovës, detyra e vetme e të cilave me sa duket është të ngacmojnë pjesëtarët të popullit serb”, thekson Staroviç.

Ai thotë se Kurti kërkojë të provokojë një konflikt më të gjerë të ngjashëm me luftën. “Pavarësisht se çfarë bëjmë, e kam fjalën për Beogradin zyrtar dhe serbët që jetojnë në Kosovë e Metohi, për të shmangur diçka të tillë, kam frikë se do të ketë sukses”.

Ai thekson se përgjegjësi të madhe kanë edhe vendet e bashkësisë ndërkombëtare, të cilat përkundër retorikës dënuese, nuk zbatojnë asgjë në praktikë për të penguar “qëllimet kriminale” të Kurtit.

“Nuk mund të përdor një term tjetër kur dikush padyshim dëshiron, thërret dhe përpiqet të prodhojë një konflikt lufte, gjithçka për të arritur qëllimin e tij kryesor, që është të eliminojë çdo prezencë të organizuar socio-politikisht të serbëve në veri të Kosovës e Metohisë“, thotë Staroviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit