Shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni po raporton në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për situatën e krijuar në Kosovë. Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kërkuan që drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni të japë sqarime lidhur me pozicionin e Shqipërisë për atë që po ndodh në veri të Kosovës. Seanca nisi me debate të forta.
Debati në komision;
Ferdinand Xhaferaj: Dua fjalën për procedurë përpara se ta marrë fjalën kryetarja. Doni të na merreni edhe fjalën.
Nasip Naço: Janë në depresion…
Ferdinand Xhaferaj: Po, po, na mbytën skandalet, krimi i organizuar, skandalet seksuale…po, po na mbytën.
Nasip Naço: Duke qenë se raporti në veri të Kosovës është çështje sensitive do të kërkoja mendimin tuaj…
Ferdinand Xhaferaj: Unë jam n/kryetar i këtij komisioni….
Nasip Naço: Unë e kuptoj që jeni akoma në depresion.
Flamur Noka: Nuk jeni mjek për të kuruar diagnoza.
Ferdinand Xhaferaj: Dua fjalën për procedurë.
Ervin Salianji: Ti nuk je pronar i komisionit.
Nasip Naço: Ore akoma nuk kam mbaruar fjalën unë…kur të dalë media jashtë do të bëheni shumë të urtë ju…
Flamur Noka: Këtu nuk ka lule mos më prek…