-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk më lëviz qerpiku”! Debat mes deputetëve, Xhaferaj: Na mbytën skandalet

Kryesoret

Debat dhe akuza në komisionin e Sigurisë, ku ishte e ftuar për të raportuar shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni për situatën e krijuar në Kosovë. Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kërkuan që drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni të japë sqarime lidhur me pozicionin e Shqipërisë për atë që po ndodh në veri të Kosovës. Por seanca nisi me debate të forta, pasi deputetët e opozitës kërkuan fjalën përpara se të niste që të raportonte Hyseni.

Debati në komision;

Ferdinand Xhaferaj: Dua fjalën për procedurë përpara se ta marrë fjalën kryetarja. Doni të na merreni edhe fjalën.

Nasip Naço: Janë në depresion…

Ferdinand Xhaferaj: Po, po, na mbytën skandalet, krimi i organizuar, skandalet seksuale…po, po na mbytën.

Nasip Naço: Duke qenë se raporti në veri të Kosovës është çështje sensitive do të kërkoja mendimin tuaj…

Ferdinand Xhaferaj: Unë jam n/kryetar i këtij komisioni….

Nasip Naço: Unë e kuptoj që jeni akoma në depresion.

Flamur Noka: Nuk jeni mjek për të kuruar diagnoza.

Ferdinand Xhaferaj: Dua fjalën për procedurë.

Ervin Salianji: Ti nuk je pronar i komisionit.

Nasip Naço: Ore akoma nuk kam mbaruar fjalën unë…kur të dalë media jashtë do të bëheni shumë të urtë ju…

Flamur Noka: Këtu nuk ka lule mos më prek…

Nasip Naço-Salianjit: Ti kujton se më lëviz ndonjë qerpik mua?

Hyseni merret në pyetje për Kosovën/ Debat në Kuvend, Naço: Opozita në depresion

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit