-sidi education-spot_img
14 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Këshilli Kombëtar? Vrima e miut do i duket hotel me pesë yje

Kryesoret

Sufja, Udri dhe Zupi me një klik perjashtun 170 e kusur veta nga keshilli kombetar, i PD zyrtare i debuan nga hija e vules si lakmitaret nga bahçja. Hajde qerratenj hajde. Nuk kishim dyshim per aftesitë. U hakerryen, u perbetuan që o e qesim në selamet opozitarizmen o ska!

Tani u thone njerzve hajt sikter ikni njehere meditoni, piquni, ngrihuni në lartesinë e Vules dhe pastaj shomë e bejmë edhe bashkohemi. Tani per tani mendimi ndryshe nuk na duhet. Atë e dime ne.

Te uruarit po u japim një mundesi demokratve  vikasin ! Partia e re me Liderin e ri historik në krye me kolonelet e saj Sufja, Zupi, Zuthi, Dupi, Tupi, Dokupi, Enkupi, Jakupi, Potuku, Kallupi  do jete edhe oksidentale edhe demokratike, edhe erdoganiste e fondamentaliste, edhe pro amerikane, edhe vehabiste edhe laike, intelektuale e elitare po e po!

Ja mberrime edhe kesaj dite ku lavdia dhe shpresa vershojnë si uji i Lanes oborreve të opozites. Edi Rama po dridhet si qafir se i erdhi sosja. Po u bënë edhe pese a gjashte mbledhje si kjo, tre fjalime te Sufes, Tupit, Dupit dhe Zupit  vrima e miut do i duket hotel me pese yje. Ditë të zeza e presin. Ketu nuk kemi parasysh as kendimin e hymnit e as një  nga fjalet e zjarrta ku thuhet qe beteja sapo u bitis.

Serioziteti dhe  ndershmeria, interesi publik dhe ai opozitar, dija e mira , e dashura dhe e bukura sot triumfuan mbi delenxhillekun, dordomuzllekun, batakçillekun padijellekun perçarjen dhe kapjen. Aferim more te uruar aferim, banaliteti dhe poshtersia ju kalon anash pa ju lagur gjekundi. Sot mund të mburreni i bashkuat demokratet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit