Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për të rikandiduar si kryetar i PD-së, raporton Panorama.
Depozitimi i kërkesës së Bashës erdhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u zhvillua përgjatë ditës së sotme.
Ndërkohë kujtojmë që zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të mbahen në datë 29 Korrik, ndërkohë që pritet që në javët në vijim të nisë edhe fushata brenda partisë.