-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë u gjet brenda kampit? Avokati: Viktima ka goditje në ballë

Kryesoret

Brenda kampit të MEK në Manzë të Durrësit, policia paraprakisht dyshohet se ka gjetur dhe sekuestruar servera kompjuterash që janë përdorur për sulme kibernetike.

Qëllimi i kontrollit të policisë me urdhër të SPAK dhe GJKKO, ka qenë sekuestrimi i pajisjeve. Brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë dyshohet se kishin krijuar një qendër hakerash.

Brenda kampit është një i vdekur. Se kur ka vdekur dhe rrethanat nuk dihen. MEK akuzon policinë. Ministria e Brendshme e mohon. Avokati i kampit të MEK, Genc Gjokutaj pretendon se policia ka përdorur gaz lotsjellës si dhe kanë dhunuar iranianët në kampin e MEK.

“Është përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gomash. Kanë kërkuar arsyet por nuk ua kanë dhënë. Kemi një të vdekur, që ka ndërruar jetë nga gazi lotsjellës dhe goditjet.

Është evidente, viktima ka hematoma, është goditur me sende të forta në pjesën e ballit. Po presim raportin mjekoligjor dhe të policisë. Nuk ka pasur arrestime gjë që tregon se nuk ka pasur sulm nga ana e iranianëve” tha avokati, Genc Gjokutaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit