-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çuçi: Keqardhje! MEK theu paktin dhe kodin e mikpritjes! E paimagjinueshme

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi pasditen e sotme se veprimet e anëtarëve të organizatës “MEK” në Manzë janë të papranueshme dhe të paimagjinueshme. Më tej, ai theksoi se “MEK” theu jo vetëm paktin për ndalimin e aktiviteteve politike, por edhe kodin e mikpritjes. Tha se kontrolli ishte me urdhër të SPAK-ut dhe vendim gjykate.

Ndihem i keqardhur dhe indinjuar nga reagimi i MEK ndaj policisë së shtetit. Shqipëria u ka ofruar atyre gjithçka që lidhet me strehimin e tyre. Në vijëmisi u ka ofruar ndihmë dhe siguri. Madje edhe mbrojtje ndaj të gjitha kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të shërbimeve të Iranit.

Është thyer kodi i mikpritjes që u kemi ofruar dhe e paimagjinueshme. Organizata MEK ka një marrëveshje për t’u strehuar vetëm për qëllime humanitare. Atyre u ndalohet cdo lloj aktiviteti politik, apo proteste. Kemi pasur herë pas here shqetësime për mos respektimin. Aktivitetet e tyre kanë qenë publike, politike. Aktiviteti tërhoqi vëmendjen e SPAK-ut, i është drejtuar gjykatës për të bërë një kontroll brenda kampit” tha ai.

Pistat, heshtja dhe misteri/ Kush është e vërteta e vdekjes brenda kampit në Durrës?

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit