Pasditen e sotme është gjetur pa ndjenja një 65-vjeçar nga Gramshi.
Mësohet se 65-vjeçari i cili është identifikuar si Asllan Zhuri është gjetur pa ndjenja në hyrje të pallatit ku banon.
Ai ka marrë ndihmën e parë në spitalin e qytetit dhe është nisur me helikopter drejt Traumës në Tiranës pasi gjendja e tij është kritike.