Një nga banoret e kampit të MEK-ut është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Një vajzë është rrëzuar në tokë.
Brenda pak minutash, u ngrit në këmbë dhe u largua me makinë nga hyrja e kampit MEK, ku po protestonte kundër aksionit të policisë së shtetit.
Muxhahedinët kanë hedhur akuza se gjatë aksionet ka pasur viktima dhe rreth 36 të plagosur.
Por policia dhe Ministria e Brendshme kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se s’ka pasur humbje jete.