Gazetarja dhe ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 2, Zhaklin Lekatari, është shprehur se u ndje shumë keq nga komentet që mori pas vizitës në Beograd.
Ajo theksoi se është ndjerë e përdhunuar verbalisht dhe se u largua nga një program pasi e komplimentuan për këtë pjesë. Lekatari shtoi se dhuna është e papranueshme.
“Jam ndjerë super mega e dhunuar e përdhunuar verbalisht. I kam përjetuar shumë keq. Dhuna verbale është dhunë. Dhuna është e papranueshme”, tha Lekatari.
“Ka qenë shumë e vështirë”, vazhdoi mes tjerash ajo.
Kjo ‘luftë’ nisi në rrjetet sociale pasi Zhaklina tha se ndihet më e sigurt në Serbi se sa aty ku ka shqiptarë.
Kjo revoltoi një pjesë të madhe, të cilët edhe reaguan ashpër e me ofendime kundrejt gazetares.