Rezistencë dhe përplasje në kampin e MEK-ut në Manzë të Durrësit. Policia e shtetit me urdhrin e gjykatës së Posaçme po vijon kontrollet brenda kampit.
Disa prej anëtarëve kanë rezistuar duke kundërshtuar kontrollin. Kjo ka sjellë përplasje. Drejtori i shtypit në AShraf, Shahriar Kia tha se një person është vrarë nga policia.
“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri.
Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit” tha ai, shkruan Top Channel. Policia e shtetit nuk konfirmon nëse ka të plagosur apo të vdekur nga rezistenca brenda kampit.