-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikohen VIDEOT që po çojnë brenda “të fortët” serbë në veri të Kosovës

Kryesoret

Brenda tri ditësh janë arrestuar tre të dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve në komunat veriore. Dy prej tyre janë të dyshuar për sulmet që u kryen gjatë muajit maj, e i arrestuari i së hënës është i dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve që ndodhi të premten e shkuar

Të dyshuarit për sulmet ndaj gazetarëve në veri po identifikohen e arrestohen falë pamjeve të publikuara. Brenda tri ditësh janë arrestuar tre të dyshuar. Dy të parët janë arrestuar për sulmet ndaj gazetarëve që ndodhën në muajin maj, e të hënën është arrestuar i dyshuari për sulmin e regjistruar të premten e shkuar, në Leposaviq.

“Sot (dje), në orët e hershme të mëngjesit, është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

E ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur identitetin e plotë të të ndaluarit.

“Tri ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i radhës, është Urosh Vukasinoviq. Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet”, ka shkruar Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit