-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama po u merr peng diplomën, studentët protestë: Po gjobitemi pabesisht!

Kryesoret

Një grup studentësh të mjekësisë kanë protestuar mesditën e sotme kundër nismës së qeverisë Rama, e cila për të parandaluar fluksin e largimeve drejt Gjermanisë ka si synim bllokimin e diplomave për të punuar tre vite brenda vendit më pas kanë të drejtë të largohen.

Në të kundërt, sipas draftit të qeverisë që po përgatitet, nëse studentët nuk firmosin marrëveshjen me shtetin duhet të paguajnë tarifën reale të shkollimit të tyre, që llogaritet rreth 5 mijë euro në vit dhe jo 45 mijë lekë sikur është tani.

Studentët shprehen kundër, duke i kërkuar qeverisë që nuk mund t’i mbajë peng, por të përmirësojë kushtet që profesionistët të mos largohen.

Kjo ide u paraqit fillimisht në media si draft, por vetëm pas reagimit tonë kjo u përgënjeshtrua dhe dje u tha se drafti nuk është përgatitur, por në nivel diskutimi. Ne jemi kundër kësaj ideje, apo drafti.

Ne jemi të vetëdijshëm për fenomenin e largimit, por detyrimi për të punuar në vend për tre vite, por pagesa 13 herë më shumë, 5 mijë euro, nuk është zgjidhje.

Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme. Kjo bie ndesh me lëvizjen e lirë dhe ushtrimin e profesionit. Arsimi që ne marrim nuk vlen 5 mijë euro në vit!

Tarifa në këmbim të lirisë është absurde. Rroga mesatare është 10 herë më e ulët. Nuk do ta pranojmë këtë ide, as tani dhe as në shtator, ku mund të gjendemi pabesisht.

Përpara se të fajësoni mjekët, ktheni gishtin nga vetja. Përmirësoni kushtet që të rrimë këtu” tha njëra prej studentëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit