Gazeta “Bild”, e cila është pjesë e medias Axel Springer në Gjermani, do të përdorë inteligjencën artificiale dhe për këtë arsye mund të pushojë nga puna 200 punonjës.
Sipas lajmeve në mediat gjermane, thuhet se në fillim të javës, punonjësve të gazetës “Bild” u është thënë se do të largohen nga puna për shkak të mundësive që ofron inteligjenca artificiale.
Rrjedhimisht, numri i botimeve rajonale të gazetës “Bild” do të ulet nga 18 në 12. Nga ana tjetër, gazetat më të vogla lokale do të mbyllen plotësisht dhe do të ulet niveli i udhëheqësisë.
Drejtori ekzekutiv i Axel Springer, Mathias Döpfner deklaroi në një email drejtuar punonjësve 4 muaj më parë se nga 1 janari 2024, strategjia e Grupit Axel Springer do të jetë “vetëm dixhitale” ose “së pari dixhitale, pastaj e printuar”.
Në artikull thuhet se Döpfner deklaroi se do të duhet të largohen kolegët e tij që kanë detyra që do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale dhe proceset në botën dixhitale ose që nuk mund ta gjejnë veten në këtë rend të ri me aftësitë e tyre ekzistuese.