Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka dalë këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat. Në nisje të fjalës së saj, ajo shprehu mirënjohjen e saj që ka arritur të shërbejë në vendin tonë dhe gjithashtu ta njohë nga cepi në cep atë.
Ajo përshëndeti reformën në drejtësi, duke inkurajuar palën shqiptare që të vijojë në luftën e saj kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si një gur themeli drejt Bashkimit Evropian.
“Gjatë tre viteve e gjysmë kam pasur privilegjin që të përfaqësoj Presidentin dhe vendin tim në Shqipëri. Erdha në 22 Janar 2020. Jam mirënjohëse që pata mundësinë ta njoh këtë vend. Shqipëria ka ndërmarr reformat ë vështira veçanërisht në drejtësi, që i dha mundësi vendit të hapte negociatat me BE.
Reformë e cila po jep rezultate falë punës suaj. Mos u ndalni. Ne do të jemi me ju në çdo hap. Ndërsa keni forcuat demokracinë, bashkëpunimi ynë edhe në fushën e mbrojtjes ka arritur nivele të reja, duke përmendur këtu organizimin e “Defender Europe 2021”.
Sulmet dashakeqe të Iranit treguan kërcëenimet e reja me të cilat duhet të përballemi së bashku. Në këtë drejtim SHBA kanë akorduar 50 milion dollarë Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen e saj kibernetike.
Edhe lidhjet e biznesit mes dy vendeve tona vijojnë të rriten. Ka ende vend për përparim, por ky përparim po ndodh. Në tetor 2020 nënshkruam memorandumin për bashkëpunimin ekonomik mes vendeve tona.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e saj ambasadorja Kim.