-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MEK, sulme kibernetike kundër Iranit?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja që SPAK po heton në lidhje me muxhahedinët brenda kampit të MEK-ut në Manzë, Durrës. Fokusi i hetimit të prokurorisë së posaçme janë sulmet e mundshme kibernetike nga brenda kampit me shënjestër Teheranin, regjimin e Iranit.

Incidenti te kampi i MEK, Irani: Janë rrezik, Shqipëria t’i largojë

SPAK po heton 6 vepra penale që muxhahedinët dyshohet se kanë kryer gjatë qëndrimit në kampin Ashraf 3 në Manzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pas sekuestrimit pritet ekspertimi i pajisjeve mes tyre kompjutera, servera dhe USB.

Plagosën 15 policë! Merren nën hetim 6 drejtues të MEK-ut në Durrës

Në dosjen e SPAK theksohet se ka dyshime se anëtarët e MEK që njihen si opozita e Iranit dyshohet se kanë kryer disa sulme kibernetike në periudha të ndryshme kohore në drejtim të Republikës Islamike të Iranit. “Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar se MEK ka kryer sulme kibernetike drejt disa institucioneve të shtetit të Iranit.

Me qëllim gjetjen e serverave apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga territori i Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme kryerja e kontrollit në vendqëndrimin e pjesëtarëve të organizatës “MEK”, në Durrës, Shqipëri.

Berisha: Policia u fut në kamp pasi Irani akuzoi se “MEK” sulmoi regjimin e Teheranit

Në rastin konkret nga hetimet e deritanishme dhe të dhënat e referuara nga ana e policisë gjyqësore rezulton se ka dyshime për faktin se pjesëtarë të organizatës “MEK”, me vendqëndrim në Manzë, Durrës, Shqipëri, janë të përfshirë në aktivitet kriminal të terrorizmit dhe financimit të terrorizmit” thuhet ndër të tjera brenda dosjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit