Politikani serb, Aleksandër Jabllanoviç ka reaguar pas deklaratave të nga kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se ai ka marrë 1 milion euro dhe dy apartamente në Beograd që të mos hynte në zgjedhjet komunale në veri.
Jabllanoviç u shpreh se për këtë deklaratë të Kurtit do të duhej që ai, ose kryeministri Kurti të thirreshin për t’u pyetur në prokurori.
“Në një sistem serioz demokratik, sot për t’u thirrur në prokurori do të ishte z. Albin Kurti apo unë.
Meqë jemi larg nga demokracia, unë po i jap kryeministrit 1 banesë dhe 500 mijë euro, por po i lutem të më tregojë se ku është banesa tjetër dhe pjesa tjetër e parave”, shkroi ai.