Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur dyshime se ish-kandidati për kryetar të Komunës së Leposaviçit, Aleksandar Jabllanoviç ka bojkotuar zgjedhjet për shkak të presionit të madh ose ofertës shumë luksoze. Ai ka hedhur dyshime se Jabllanoviçi ka marrë një milion euro dhe dy banesa në Beograd për t’i bojkotuar zgjedhjet.
“Mendova të paktën që Aleksandar Jabllanoviç do të fitonte në Leposaviç, por ai u largua nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt. Kam dëgjuar se ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd.
Ndoshta nuk është e vërtetë, por gjithsesi duhet të ketë pasur një presion shumë të madhe ose një ofertë shumë luksoze, që e detyroi Jabllanoviçin të thotë se nuk do të gjuajë menjëherë penalltinë.
Përfaqësuesit e Listës Serbe, e edhe Jabllanoviçi, kanë thënë çdo gjë për Kosovën dhe për mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranojë si kryetarë të ardhshëm komunash. Tashmë kryetar i komunës është Lulzim Hetemi, derisa të zgjidhet një kryetar i ri”, ka vazhduar Kurti.
Ai ka thënë se i vjen keq që është dashur të mbahen zgjedhjet me pjesëmarrje të ulët në to. Ka thënë se ka pasur premtime nga ndërkombëtarët që nëse pranohet Aneksi i Ohrit, do të sigurohej pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje.
Kurti u drejtohet serbëve të Kosovës: Na duhen zgjedhje të reja