-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Lirisë: Veliaj u betua në tarracë, ka frikë të përballet me opozitën

Kryesoret

Erion Veliaj u betua dje në krye të bashkisë së Tiranës pasi fitoi zgjedhjet e 14 Majit. Por Partia e Lirisë thotë se ceremonia u krye në shkelje të ligjit dhe nuk njihet. Sipas saj, betimi duhet të ishte bërë përpara këshillit bashkiak.

“Kryetari i bashkisë së Tiranës betohet në tarracën e bashkisë duke treguar hapur që nuk ka asnjë lidhje me ligjin funksionimin serioz dhe transparent të bashkisë. Monizmi në Bashkinë e Tiranës ka marrë fund dhe Veliaj ka tmerr të përballet me këshilltaret e opozitës. Koha e abuzimeve ka marrë fund dhe ka ardhur koha e llogaridhënies deri në një.

Kryetari kusar i deklaruar i inceneratorëve, i asfaltit elektoral, i pishave 5500 euro, i grabitjes me qindra tendera korruptiv i pagatorit të gazetarëve këshilltarë ujësjellësi, i paguesit të miliona euro për propagandë mashtruese, të paguesit të mijëra parazitëve në Bashkinë e Tiranës, ai që i la fëmijët në shkolla me turne dhe që i bën qytetarët të marrin ujë me autobote është tani përballë këshilltarëve opozitarë që do të zbërthejnë deri në fund çdo aferë” tha Petrit Vasili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit