Pas vendimit të qeverisë që mbyll Akademinë e Studimeve Albanologjike, rektori Luan Përzhita ka dhënë dorëheqjen.
Vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen vjen në një kohë kur Akademia Albanologjike do të ndiqte rrugët ligjore për të kundërshtuar VKM-në, përfshirë edhe mbylljen e një akademie ku drejtuesi i emëruar me dekret “pushohet” me VKM çka ishte e kundraligjshme.
Dorëheqja e papritur rektorit vë në dyshim vijimin e procesit, për të cilin ai vetë u angazhua publikisht në një konferencë për mediat para se VKM-ja të miratohej./ BW