Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së akuzoi të mërkurën faqen zyrtare të ‘Amazon’ Amazon.com se ka regjistruar miliona konsumatorë në shërbimin e saj të abonimit me pagesë ‘Amazon Prime’ pa pëlqimin e tyre.
FTC ngriti padi në gjykatën federale në Seattle dhe tha se pretendonte se Amazon ka mashtruar miliona konsumatorë që të regjistroheshin pa vetëdije në Amazon Prime.
Në një deklaratë, Amazon i quajti pretendimet e FTC-së të rreme, shkruajnë mediat e huaja.