Zjarr ra rreth orës 17:00 kur u dëgjua një shpërthim i fuqishëm i cili shkaktoi shembjen pjesërisht të një ndërtese dhe djegien e dy të tjerave. Gjithashtu u plagosën 24 persona ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Banorët e zonës raportuan se kishte një erë të fortë gazi, por ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Rreth 230 zjarrfikës morën pjesë në operacion, mbi ecurinë e të cilit kryeministrja Elizabeth Bourne përditësohej vazhdimisht.
Rue Saint-Jacques të çon nga Katedralja Notre-Dame në Universitetin e Sorbonës dhe është disa blloqe larg kopshteve të famshme të Luksemburgut.
Në vitin 2019, katër persona u vranë dhe 66 u plagosën në një shpërthim të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në rrethin e 9-të të Parisit.