Momenti kur Ava Max goditet me shuplakë në fytyrë nga një fans teksa performonte në LA siç tregon këngëtarja se ajo u godit aq fort sa pjesa e brendshme e syrit i është gërvishtur.
Ava Max ka treguar se është goditur me shuplakë në fytyrë nga një fans gjatë performancës në Los Angeles – duke e lënë atë me një gërvishtje në pjesën e brendshme të syrit.
Këngëtarja, 29 vjeçe, u godit në mes të shfaqjes së saj në Los Angeles të martën mbrëma, me pamjet nga incidenti që tregonin se ajo po nxitonte për të vazhduar performancën, shkruan DailyMail.