Pas fitores së Paris Saint-Germain ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve, festimet në Paris dhe disa qytete të tjera në Francë u përshkallëzuan në përleshje me policinë dhe incidente të dhunshme gjatë natës së së shtunës dhe mëngjesit të së dielës.
Sipas autoriteteve, deri në orën 03:00 ishin regjistruar 416 arrestime në të gjithë vendin, nga të cilat 283 vetëm në Paris. Shtatë efektivë policie u plagosën, njëri prej tyre rëndë në qytetin Agen.
Situata në kryeqytet u tensionua shpejt, me bllokime rrugësh, djegie koshash mbeturinash dhe përplasje të drejtpërdrejta mes tifozëve dhe forcave të rendit, duke detyruar ndërhyrjen e policisë në disa zona. Në të njëjtën kohë, autoritetet pezulluan edhe disa linja transporti në qendër të qytetit për arsye sigurie.
/5pyetjet.al









