Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në fund të mandatit në vendin tonë gjatë një konference me gazetarët u pyet në lidhje me përballjen me Sali Berishën, ashtu si Marisa Lino shumë vite më parë.
Yuri Kim paralajmëron heqjen e vizave: Kam besim se do të vijë dita
“Mendoj se çdo ambasador përballet me sfidat dhe mundësitë e tij. Por ka diçka në lidhje me SHBA-në, ne gjithmonë shohim, përballemi me të ardhmen. Çdo ambasador amerikan do të përpiqet ta drejtojë Shqipërinë drejt së ardhmes” tha ajo.
A duhet të dëbohen muxhahedinët pas trazirave të djeshme? Përgjigjet Kim
Theksoi se nuk ka pasur axhendë personale, por të Uashingtonit. “Çdo vend ka sfidat e tij. Kur ne flasim për gjërat që duhet të përmirësohen në Shqipëri, e themi duke pasur simpati dhe respekt, jo se ne nuk kemi vështirësitë tona.
Gjithashtu, më duhet ta qartësoj, ambasadorët në Shqipëri nuk ndjekin axhenda vetjake. Të vazhdohet pa pushim për reformën në drejtësi. Lehtësimi i procedurave për të drejtën e pronës, kjo do ju bënte një vend më të pasur dhe më të fortë” tha ajo.