-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si i komentoni sulmet personale ndaj jush? Kim: Ka gjithmonë një klasë që flet me zë të lartë!

Kryesoret

Ambasadorja Kim u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me disa nga sulmet me të cilat ajo është përballur gjatë mandatit të saj në Shqipëri, për të cilat tha se, në çdo vend ka një klasë që flet gjithnjë me zë të lartë. Por, ajo tha se pëlqen të flasë dhe dëgjojë të vërtetën.

Në këtë kuadër ajo përmendi takimet në të gjitha bashkitë e vendit për tu takuar me njerëzit nga afër dhe për tu njohur me hallet dhe kërkesat e tyre, edhe pse në disa raste mund të mos kenë menduar gjithmonë njëlloj.

Gjatë mandatit tuaj ju keni qenë personi që jeni përballur me sfida private, ka pasur sulme ndaj jush edhe në media sociale. Cila është përshtypja juaj?

E vërteta është që ka qenë një kënaqësi të jem në këtë vend. Sikurse në çdo kryeqytet ka një klasë që flasin me zë të lartë, që flasin me njëri – tjetrin. Unë dua të dëgjoj të vërtetën. Më ka pëlqyer që të mësoj të vërtetën këtu. Kam pasur mundësi të vizitoj të gjitha bashkitë e vendit, për të pasur biseda më nga afër me njerëzit, për të zbuluar se çfarë donin njerëzit, cilat ishin gjërat që pëlqenin apo nuk pëlqenin. Ajo që do t’ju nxisja të bëni është që të flisni të vërtetën, ta thoni atë, edhe të kërkoni atë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit