Analistja amerikane, Ivana Stradner për mes një postimi në llogarinë e saj në Twitter është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie.
Në postimin e saj Stradner ka shprehur shqetësimin për lirinë e shprehjes në Beograd të cilën e ka cilësuar se po bëhet si në Bjellorusi.
“Jam vërtet e shqetësuar për gjendjen e lirive në Serbi, e cila po kthehet ngadalë në Bjellorusinë e Lukashenkos. Çdo ditë njerëzit raportojnë se ftohen të flasin me policinë për postimet e tyre në mediat sociale.
Çfarë tjetër mund të presësh nga i mentori i Millosheviçit që është në pushtet tani. Por shënoni fjalët e mia, Vuçiç përfundimisht do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie. Atëherë ai do të tregojë personalitetin e tij të pamëshirshëm”.
“Pse? Sepse pa një pushtet absolut ai nuk është asgjë. Dhe me të vërtetë e kam fjalën. Ai nuk ka pasur asnjë punë tjetër përveçse në politikë”, ka thënë ajo.
I’m really concerned about the state of freedoms in Serbia, which is turning slowly into Lukashenko’s Belarus.
Every day people report that they are invited to speak with police about their social media posts. 😞 luckily, the Serbs are super strong people who went through a lot…
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) June 22, 2023