-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Yuri Kim po ikën si sekretare e PS-së, kërkoju falje shqiptarëve

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit kishte një mesazh për “armiken” e tij amerikane, ambasadoren Yuri Kim që i përfundoi mandati dhe do të largohet nga Shqipëria pas më shumë se tre vitesh qëndrim. Berisha tha se Kim erdhi si ambasadore dhe po ikën si sekretare e PS-së.

“E solla për një kërkesë ndaj guvernatores Yuri Kim, që po largohet nga Shqipëria. Tu kërkojë falje shqiptarëve se në mënyrë të përsëritur u ka deklaruar atyre se, ky vendim sanksionimi nuk hiqet kurrë. Ftesa ime nuk ka lidhje me ndonjë rivendikim timin, por ka lidhje thjeshtë për ti thënë asaj të nderuar që të kthehet tek e vërteta para se të largohet nga Shqipëria.

Në prag të largimit nga Shqipëria, duhet ti them zonjës guvernatore se në historinë e pluralizmit dhe lirisë së këtij kombi, emri i saj do të mbetet i gdhendur si i një personi që abuzoi me pushtetin e përfaqësimit të vendit të vet dhe që së bashku me Edi Ramën, bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën e vërtetë shqiptare, natyrisht, e dëmtove, por dështove.

Së fundi, si një admirues, i palëkundur i vendit të madh të lirisë, SHBA, më duhet të shpreh keqardhje të thellë se, ju të vetmin ‘sukses’ që merrni me vete është dëmtimi thelbësor me qëndrimet tuaja të reputacionit të shkëlqyer që kanë pasur dhe përsëri do të ketë, kombi dhe vendi i madh i lirisë në Shqipëri” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit