Ndërron jetë një tjetër shqiptar në Itali. Ai është Iralt Merdita. Sipas mediave italiane, i riu sapo kishte mbaruar punën dhe udhëtonte për të ngrënë darkë me familjen e tij.
Por nuk mbërriti kurrë në shtëpi. 28-vjeçari me origjinë shqiptare mbeti viktimë e një përplasjeje me një Volkswagen Passat. Goditjet ishin të forta, dëmtimet të shumta. Ai vdiq në spital në Brescia.
“Ishte djalë shumë i mirë: i arsimuar, i përgjegjshëm, i disponueshëm”, tha me një zë të thyer nga dhimbja njëri nga miqtë e tij italianë.