-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Rama ndryshoi sjelljen politike kundër “MEK”-ut

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i kërkoi qeverisë që të tërheqë projektligjin për legalizimin e kanabisit. Në një konferencë për mediat, Meta listoi problemet që do të ketë Shqipëria nëse nuk hiqet dorë nga nisma.

Legalizimi do të ketë pasoja shkatërrimtare për të rinjtë. DASH ka qenë shumë i qartë për gjendjen e rëndë të trafikut të drogës në Shqipëri. Legalizimi është vetë legalizimi i narko-shtetit që blen zgjedhjet. Krijon mundësi ta shndërrojë Shqipërinë në bazën më të madhe të trafikut në Europë.

Tërheqja dhe kthimi pas është e vetmja rrugë për të ndalur murtajën e drogës. Ne do të bëjmë cdo përpjekje që ky ligj të mos miratohet. Kjo është cështje e vullnetit të shumicës që i ka numrat për ta kaluar” tha ai.

Ish-Presidenti kishte një koment edhe për ngjarjen në kampin e MEK-ut në Manzë. “Aksioni i fundit, ishte policesk dhe politik. U krye në bazë të pretendimeve të regjimit iranian për veprimtarinë e tyre kundër këtij regjimi. Sjellja nuk është transparente nga qeveria.

Këto aktivitete politike janë bërë publike në Shqipëri dhe gjetkë, ku kanë marrë pjesë shumë përfaqësues politikë nga shumica dhe opozita. Mua më shqetëson humbja e jetës së një banori të këtij kampi kur u zbatua aksioni policesk. Këtu ka një ndryshim të sjelljes politike të qeverisë ndaj muxhahedinëve. Qeveria duhet të jetë e qartë, përse ndodhi?” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit