Policia dhe prokuroria e Durrësit kanë marrë në pyetje 10 muxhahedinë si dëshmitarë në ngjarjen e ndodhur paraditen e së martës në kampin e “MEK” në Manëz të Durrësit. Fokusi ka qenë te rezistenca dhe pretendimet e tyre se policia ka ushtruar dhunë.
Policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të sekuestrojnë ende kamerat brenda kampit. Ditën e sotme dhe në vijim pritet të merren në pyetje persona të tjerë iranianë, mes të cilëve edhe 6 personat, drejtuesit që u proceduan në gjendje të lirë për 4 akuza.
Në lidhje me 78-vjeçarin që vdiq në kamp, Prokuroria e Durrësit është në pritje të autopsisë dhe përgjigjes së analizave toksikologjike.