-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu në Kuvend: Të kryhet mocioni me debat për rezolutën e gjenocidit serb!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, kërkoi fjalën për procedurë në seancën e sotme plenare, ku komentoi votimin kundër të Kuvendit për kërkesën e tij për mocion me debat për rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai e cilësoi këtë vendim të kuvendit si në kundërshtim të plotë me rregulloren dhe me sovranitetin e Parlamentit shqiptar.

“Në mënyrë krejtësisht arbirtrare, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit votuat kundër dhe nuk miratuat për diskutim kërkesën tonë për mocion me debat për rezolutën tonë për gjenocidin serb në Kosovë.

Është detyra jonë ti rekomandojmë qeverisë që ta asistojë qeverinë e Kosovës pranë organizmave ndërkombëtar, që të njohin gjenocidin serb në Kosovë.

Kjo është e turpshme, në kundërshtim të plotë me sovranitetin dhe rregulloren e Parlamentit tonë.

Kjo bie ndesh me të gjitha parimet. Ju denoncoj për një shkelje të rëndë të parimeve universale siç është njohja e gjenocideve dhe kërkesa e autorëve përgjegjës për të kërkuar falje.”, u shpreh në fjalën e tij në kuvend deputeti Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit