-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet sërish gjyqi kundër Mediut për Gërdecin

Kryesoret

Shtyhet sërish gjyqi kundër ish-ministrit Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Seanca e radhës është caktuar për në datën 7 Korrik. 109 persona të plagosur apo familjarë të viktimave të Gërdecit kanë paraqitur prokurë përfaqësimi, të cilat tashmë do të verifikohen nga gjykata.

“Prokurat janë të viteve të ndryshme. Nuk ka asnjë problem. Janë procese gjyqësore që zgjasin” tha avokati i familjarëve të Gërdecit, Dorjan Matlia. Fatmir Mediu është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” dhe “shpërdorim detyre në kuadrin komandues ushtarak” për çështjen “Gërdeci”.

Mediu akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish ‘Brigatës së Tankeve’, në fshatin Gërdec, Bashkia Vorë.

Në 15 mars 2008 rreth orës 12:05, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në “fabrikë” humbën jetën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” dhe fëmijë të zonës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit