-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta-Kryemadhi në gjykim të shkurtuar, avokati: Prokurori nuk kishte prova për të fajësuar Metën

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Pirro Xhixhon dhe Fatime Kryemadhin, duke e përqendruar procesin vetëm te ish-çifti Meta-Kryemadhi.

Avokati i tyre, Kujtim Cakrani, siguroi se do të provojnë pafajësinë dhe se prokuroria nuk kishte prova për të fajësuar Metën.

“Janë rreth 120 dëshmitarë. Ka prova të reja që do t’i paraqesim në gjykatë. Çështja i bashkohet gjykimit të zakonshëm. Do të provojmë pafajësinë. Sot, prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën. Zoti Meta nuk përfshihej në asnjë bisedë, e-mail apo takim. Do të vazhdojmë betejën tonë, edhe pse gjykata nuk na e pranoi kërkesën për masën e sigurimit.

Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me numrin 7. Nuk bëri numrin 7, por shqiponjën. Meta është në lartësinë që kërkon pozicioni i tij si kryetar i PL-së. Përgjegjësinë Kryemadhi e ka marrë vetë që kur u pyet për hetimet paraprake në prokurori.
120 dëshmitarët janë pjesë e procesit hetimor dhe janë pyetur nga vetë organi i procedurës. Ne do të thërrasim edhe disa dëshmitarë të tjerë dhe do të paraqesim prova të reja”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit