-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi pas seancës: Nuk kishte tension, vetëm kondicioneri na shqetësoi

Kryesoret

Seanca e dytë e gjykimit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua sot me një atmosferë të qetë, ndonëse prania e ish-presidentit në kafazin prej xhami dhe e ish-bashkëshortes së tij para tij tërhoqi vëmendjen e medias.

Monika Kryemadhi reagoi me batuta ndaj situatës në sallë, duke ironizuar mbi kushtet e ambientit dhe duke bërë të qartë se tensione të dukshme nuk kishte.

“Nuk kishte tensione. I vetmi tension ishte se filloi të na pikojë kondicioneri te salla e re. E kam me të vërtetë,” tha Monika Kryemadhi me ironi, duke shtuar: “Për asnjë moment nuk ka pasur grindje apo përplasje. Atmosfera ishte më shumë e çuditshme sesa e vështirë. Ilir Meta qëndronte brenda kafazit të xhamit, unë përpara tij, dhe për asnjë moment nuk e kam kthyer kokën nga ai. Ai përshëndeti me simbolin me dy gishta dhe bëri shqiponjën, ndërsa unë ruajta qetësinë dhe distancën time formale. Kjo është mënyra se si po e përballojmë procesin – me qetësi dhe pa tension, duke respektuar procedurat e gjykatës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit