12.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjike/ Vogëlushi vret nënën shtatzënë

Kryesoret

Fëmija qëllon me armë dhe vret nënën e tij shtatzënë. Një 2-vjeçar, i cili dyshohet se gjeti armën e babait të tij në një sirtar, aksidentalisht qëlloi për vdekje nënën e tij tetë muajshe shtatzënë në shtëpi në Ohio javën e kaluar, tha policia.

Nëna e plagosur rëndë, e cila ishte 33 javë shtatzënë, u gjet me djalin e saj të vogël në një dhomë gjumi në katin e sipërm, pasi oficerëve iu desh të thyenin derën e përparme të shtëpisë në Norëalk për t’u futur brenda.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët bënë një operacion cezarian urgjent, por fëmija nuk mbijetoi, tha të martën shefi i policisë David Smith. 33-vjeçarja vdiq nga plagët e marra me armë zjarri disa orë më vonë.

Policia tha se arma e zjarrit, e cila i përket bashkëshortit të Ilgut, Alek Ilg, zakonisht mbahej në një komodinë pranë shtratit të çiftit./ New York Post

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit