-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burri rreh gruan, zhduket adoleshentja në Tiranë

Kryesoret

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë për dhunë ndaj bashkëshortes. Ndërkohë që një 15-vjeçarje është larguar nga banesa duke alarmuar familjen që kërkoi ndihmë në polici.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • K. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

  • G. R., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. R., 23 vjeçe, dhe A. T., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi G. R., duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasit A. M., dhe A. N., dhe pas aksidentit, 25-vjeçari është ndihmuar nga shtetasit J. R., dhe A. T., që të largohet nga vendi i ngjarjes;

  • B. Sh., banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja A. N., 18 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, motra e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit