-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë u gjet brenda makinës që dyshohet se po përgatitej një sulm në Zveçan?

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ditën e sotme ka njoftuar për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se është parandaluar një sulm terrorist.

Mësohet se njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës kanë gjetur një sasi të madhe të armatimeve në Zveçan.

Armatimet janë gjetur në një veturë me targa të Beogradit rreth 100 metra larg Komunës së Zveçanit.

Në veturë janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve shpërthyese, municione të ndryshme, granatahedhës dore, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Kohët e fundit situata nuk ka qenë aspak e qetë pas tensioneve të krijuara në komunat veriore ku që nga 26 maji kur kryetarët shqiptarë të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e policisë.

Serbët vazhdimisht kanë protestuar kundër tyre të cilat janë shoqëruar me dhunë ndaj policisë, medias. Ditët e fundit protestat janë zhvilluar edhe për arrestimin e personave të ndryshëm serbë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit