-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanabisi për qëllime mjekësore, Meta: De facto legalizim i trafikut të drogës në Shqipëri

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se projektligji për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore është de facto legalizim i trafikut të drogës në Shqipëri.

Meta shkruan se legalizimi i drogës nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, është vetë legalizimi i narkoshtetit që blen zgjedhjet dhe shpopullon vendin.

“Është shumë e qartë që legalizimi i drogës nga qeveria e Ramës është vetë legalizimi i narkoshtetit që blen zgjedhjet, që shpopullon Shqipërinë duke larguar qindra mijëra shqiptarë dhe i hap narkotrafikut autostrada pa fre dhe pa kontroll, duke i krijuar mundësinë ta shndërrojë Shqipërinë në bazën më të madhe të narkotrafikut në Europë,” shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit