Mbrëmjen e sotme është raportuar se një person është bllokuar në ashensor në një pallat në lagjen Granicë në Gjirokastër.
Shkak i bllokimit mësohet të jetë një defekt që ka sjellë shkëputjen e kavos.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të bllokuar ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes.