Policia e Shtetit ka nisur hetimet për sulmimin e skemave mashtruese kompjuterike, pas denoncimeve të disa qytetarëve shqiptarë, të cilët dhanë alarmin se po iu vidheshin para online.
Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se janë parandaluar disa raste të mashtrimeve kompjuterike, por po punohet për identifikimin e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISE
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.
Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.
Puna policore vijon për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.
Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:
Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është: Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike cc@asp.gov.al. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike do të japë më shumë informacion rreth kësaj situate, në ditët në vijim.