-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Regjisori i filmit “Titaniku”: Kërkimi për Titan u shndërrua në një “maskaradë makthi”

Kryesoret

Regjisori i filmit “Titaniku”, James Cameron, thotë se operacioni i kërkimit për nëndetesen turistike ‘Titan’, u shndërrua në një “maskaradë makthi”, që zgjati agoninë e familjarëve të personave që ndodheshin në bordin e saj.

Nëndetësja u zhyt të dielën drejt mbetjeve të Titanikut, që u mbyt në vitin 1912.

Gjatë një interviste për transmetuesin publik britanik ‘BBC’, zoti Cameron tha se ai kishte një ndjesi të fortë se nëndetësja Titan kishte humbur, në momentin që dëgjoi se ajo kishte shkëputur kontaktet me sipërfaqen.

Ai tha se përqendrimi i medias gjatë ditëve në vazhdim tek fakti se ekuipazhi kishte në dispozicion oksigjen për 96 orë, apo se ishin dëgjuar zhurma që vinin nga oqeanit, ishte një “maskaradë e zgjatur makthi”.

Kjo ishte vetëm një rrjedhë mizore, e ngadaltë e ngjarjeve për katër ditë. Për mua ishte e qartë prej së hënës në mëngjes“, tha ai.

Nëndetësja Titan u nis në orën 8 të mëngjesit të së dielës. Po atë pasdite doli njoftimi se nuk ishte kthyer ende nga një udhëtim, që nuk duhet të zgjaste më shumë se dy orë, për të parë mbetjet e anijes oqeanike Titanikut, që ndodhen në fund të Atlantikut, rreth 700 kilometra në jug të qytetit St. John të ishullit Newfoundland të Kanadasë.

Të enjten, roja bregdetare amerikane njoftoi se ishin gjetur mbetje të nëndetëses në fund të oqeanit. Autoritetet thanë se të pesë personat në bordin e saj kishin humbur jetën pas një shpërthimi të brendshëm.

Zoti Cameron, i cili ka bërë më shumë se 30 zhytje tek mbetjet e Titanikut, tha se ai e dinte se një diçka e rëndë me pasoja fatale, kishte ndodhur, sapo kishte dëgjuar se nëndetësja kishte humbur kontaktet gjatë zbritjes së saj./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit