Tensione dhe debat mes socialistëve dhe demokratëve. Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Has nuk ka shkuar sikur pritej.
Kryetari i ri i bashkisë Miftar Dauti që fitoi nga koalicioni i Sali Berishës dhe këshilltarët denoncuan se dyert ishin mbyllur dhe akuzuan se kryetari në largim nuk i lejoi të futen për të bërë betimin.
Kryetari në largim Liman Morina u ka kërkuar që të ulen të bisedojnë për një datë që të zhvillohet mbledhja, pasi nuk ishte informuar që do të mbahej sot.
“Është turp, turp. Duhet ta bëjmë në mënyrë dinjitoze” tha ai. Por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga këshilltarët e djathtë. “Pse i mbylle dyert” e pyetën demokratët, “nuk e dija” tha Morina.