Avokatja Eva Buzo për shkak të problemeve shëndetësore e ndërpreu kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës. Ajo ka paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe pickimi nga një kandil duke u dërguar në spital.
Buzo është sjellë në Vlorë me mjetin lundrues që e shoqëronte. Ajo e ka ndërprerë sfidën pas 28 orë not përballë Gadishullit të Karaburunit teksa ka pasur vështirësi në orientim.
Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
U nis nga Italia, e pickoi kandili! Avokatja ndërpret notin drejt Vlorës