Zbardhen të tjera dëshmi dhe fakte rrëqethëse për tragjedinë e “Titan”. Mes viktimave është edhe një 19-vjeçar. Ai nuk donte të shkonte, as nuk donte të shihte rrënojat e Titanikut.
Por me sa duket nga dashuria për të atin, Suleman Dawood u fut në nëndetësen e vogël që supozohej t’i çonte të dy në fund të Atlantikut. Kjo është dëshmia e tezes së tij në një intervistë për “NBC News”.
Regjisori i Titanikut: Iu thashë! Nëndetësja turistike po ikte drejt katastrofës
Suleman i tha asaj se ishte “i frikësuar” dhe “nuk ishte në humor” për udhëtimin për në Titanik.
Por ai donte ta bënte të lumtur babanë e tij, miliarderin pakistanez Shahzada Dawood 48 vjeç për “Ditën e Babait”.
Familjarët e miliarderit të vdekur: Kishte pasion zhytjen, bënte atë që donte